Abdixhiku as në varrimin e Dacit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku nuk ka marrë pjesë as në varrimin e akademikut dhe njërit nga themeluesit e LDK-së, Nexhat Daci.
Abdixhiku nuk ishte sot në Kuvendin e Kosovës për homazhe në nderim të jetës dhe veprës së ish-kryeparlamentarit Nexhat Daci dhe as në akademinë e organizuar në nderim të akademikut.
KosovaPress ka kontaktuar edhe zëdhënësin e LDK-së, Besian Mustafa, për të ditur arsyen e mungesës së Abdixhikut, porse i njëjti nuk ka kthyer përgjigje deri në publikimin e këtij artikulli.
https://kosovapress.com/abdixhiku-mungon-ne-homazhet-dhe-akademine-perkujtimore-per-nexhat-dacin
