Homazhe në Kuvendin e Kosovës për ish-kryetarin Nexhat Daci

Në Kuvendin e Kosovës po mbahen sot homazhe në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, i cili u nda të enjten nga jeta.
Homazhet po zhvillohen në praninë e familjarëve, përfaqësuesve institucionalë, bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve, të cilët po bëjnë nderimet për të ndjerin, n֝ shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e tij në jetën institucionale dhe politike të vendit, shkruan KosovaPress.
https://kosovapress.com/vdes-ish-kryetari-i-kuvendit-nexhat-daci
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti kanë bërë homazhe po ashtu.
Për homazhe në nderim të akademikut Nexhat Daci, i cili vdiq në moshën 81-vjeçare, ishin edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza dhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, të dy të shoqëruar nga bahskëpartiakë të tyre. Ndërkaq, i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku nuk është parë të ketë qenë në Kuvend për të nderuar jetën dhe veprën e Dacit.
Homazhet në Kuvendin e Kosovës do të vazhdojnë edhe gjatë ditës, ndërsa ceremonia mortore do të zhvillohet sipas agjendës së përcaktuar nga familja.
