Gjendet pa shenja jete një burrë në Gjilan, trupi dërgohet për obduksion

Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjilan të martën, transmeton KosovaPress.
Në raportin ditor të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Sipas një dëshmitari, viktima kishte qenë duke jetuar i vetëm.
Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”.
