Osmani: Edhe në ditë feste, institucionet e sigurisë në shërbim të Republikës

Osmani: Edhe në ditë feste, institucionet e sigurisë në shërbim të Republikës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se edhe në këtë fundvit ka vizituar institucionet e sigurisë së vendit, duke vlerësuar angazhimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës.

Ajo theksoi se gratë dhe burrat e këtyre institucioneve, edhe në ditë feste, qëndrojnë në detyrë për të garantuar rendin, sigurinë dhe mbrojtjen e Republikës së Kosovës. Sipas saj, angazhimi i tyre përgjatë gjithë vitit është burim krenarie, ndërsa puna edhe gjatë ndërrimit të motmoteve është dëshmi e përkushtimit ndaj zbatimit të ligjit dhe mbrojtjes së qytetarëve në çdo orë dhe në çdo ditë të vitit.

“Angazhimi i Forcës sonë të Sigurisë dhe i Policisë së Kosovës përgjatë gjithë vitit na ka bërë krenar. Puna e tyre edhe gjatë ndërrimit të motmoteve është dëshmi e zbatimit të ligjit dhe e mbrojtjes së qytetarëve në çdo orë dhe në çdo ditë të vitit. Për këtë punë të palodhur dhe për këtë shërbim jetik, shprehim mirënjohjen më të thellë”, shkruan Osmani.

Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen më të thellë për punën e palodhur dhe shërbimin jetik të institucioneve të sigurisë, duke uruar që Viti i Ri të jetë vit i përparimit të mëtejshëm dhe i shërbimit me nder ndaj Republikës së Kosovës.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë