Dëshmitarët rrëfejnë tragjedinë, flakët përfshinë shtëpinë, një fëmijë nuk ia doli

Dëshmitarët rrëfejnë tragjedinë, flakët përfshinë shtëpinë, një fëmijë nuk ia doli

Një fëmijë 1-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e tymit në një shtëpi që është përfshirë nga zjarri në qendër të Prizrenit, derisa tre fëmijët e tjerë kanë shpëtuar dhe po marrin trajtim mjekësor.

Specialisti i Emergjencës në Spitalin e Prizrenit, Hekuran Veçgishti tha se gjendja e tre fëmijëve që shpëtuan nga zjarri është stabile dhe nën monitorim, derisa fëmija i katërt kishte arritur në spital pa shenja jete.

Ndërsa, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi deklaroi se ndonëse shkaqet e këtij zjarri ende nuk dihen, dyshimet janë se zjarri u shkaktua nga energjia elektrike apo ndonjë pajisje.

Bytyqi tha se hetimet në këtë drejtim  po vazhdojnë.

Sabri Shabani, dëshmitarë në këtë rast thotë se dëgjuan zërat dhe vrapuan të shohin se çka po ndodh, dhe panë që shtëpinë e kishte kapluar flaka.

Shabani tha se brenda shtëpisë ndodheshin katër fëmijë, por vetëm 3 arritën t’i shpëtonin.

Dëshmitari Shabani për KosovaPress, tha se edhe njësitet e policisë, por edhe zjarrfikësve kanë ardhur menjëherë.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë