Top 10-shja e PDK-së në listën e kandidatëve për deputet

Top 10-shja e PDK-së në listën e kandidatëve për deputet

Pas Lëvizjes Vetëvendosje, subjekti i dytë më i madh sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit është Partia Demokratike në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar top 10-shën e PDK-së në uebfaqen e tyre pasi që janë numëruar mbi 34 për qind e votave të kandidatëve për deputet.

Nga numërimi i votave deri në ora 13:00, i pari në këtë listë është kryetari i PDK-së Bedri Hamza me 54 mijë e 925 vota, Arian Tahiri me 26 mijë e 25, Përparim Gruda 24 mijë e 456, Uran Ismaili 18 mijë e 830, Sala Jashari si gruaja më e votuar në këtë listë me 17 mijë e 504, Vlora Çitaku 15 mijë e 262, Arben Mustafa 13 mijë e 624, Enver Hoxhaj 12 mijë e 663, Rrahman Rama 9 mijë e 889 dhe Ganimete Musliu me 9 mijë e 692 vota.

Në këtë listë janë katër kandidatë të rijnë për Kuvendin e Kosovës. Bedri Hamza si kryetari i ri i PDK-së, Arian Tahiri i cili më parë nuk kishte kandiduar për deputet dhe  Arben Mustafa.

Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje me koalicion ka siguruar 56 ulëse në Kuvend. Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 23 ulëse, ndërsa LDK-ja 15. Gjashtë ulëse do t’i takojnë AAK-së.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë