Këmbësori goditet për vdekje nga një veturë në Bresje të Fushë-Kosovës

Këmbësori goditet për vdekje nga një veturë në Bresje të Fushë-Kosovës

Një person është goditur për vdekje në Bresje të Fushë-Kosovës.

Aksidenti me fatalitet ndodhi mëngjesin e sotëm, ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se informatën për rastin e kanë marrë rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm.

“Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka mbetur i vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull) është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka thënë ajo për mediat.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë