Ambasadori gjerman: Presim me padurim të bashkëpunojmë me institucionet e reja

Ambasadori gjerman: Presim me padurim të bashkëpunojmë me institucionet e reja

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph ka reaguar pas zgjedhjeve të zhvilluara të dielën në Kosovë.

Ambasadori Rudoplh e ka uruar Kosovën për zgjedhjet e qeta dhe demokratike.

“Urime Kosovë për zgjedhjet e qeta dhe demokratike. Presim me padurim të punojmë me institucionet e sapoformuara”, ka shkruar Rudolph në Facebook.

Pas procesimit të rezulateve preliminare në platformën e KQZ-së, LVV ka fituar 49.30% të votave, e pasuar nga PDK me 21.01% dhe LDK me 13.59%, ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sipas këtyre rezultateve ka marr 5.68% të elektoratit.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë