Operacioni në Venezuelë, Islami: SHBA rikthen rolin e saj si gardiane e demokracisë botërore

Operacioni në Venezuelë, Islami: SHBA rikthen rolin e saj si gardiane e demokracisë botërore

Krerët e shtetit tonë janë deklaruar se Kosova qëndron fuqishëm përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Presidentit Donald Trump, duke mbështetur veprimet e tyre kundër asaj që është cilësuar si “regjim narco-terrorist” në Venezuelë.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami në një deklaratë për KosovaPress thekson se SHBA-të janë të angazhuara në mbrojtjen e demokracisë globale dhe se asnjë shtet apo lider që rrezikon sigurinë botërore nuk është imun ndaj tyre.

Islami theksoi se Kosova, përmes institucioneve të saj të sigurisë, është prioritet në Ballkanin Perëndimor në luftën kundër kontrabandës dhe drogës, duke u rreshtuar krah SHBA. Sipas Islamit, SHBA po rikthejnë rolin e tyre si gardiane e demokracisë botërore.

https://kosovapress.com/kurti-kosova-mbeshtet-operacionin-anti-narkotik-te-shba-se-ne-venezuele

Avni Islami profesor i shkencave të sigurisë,  tha se SHBA janë të angazhuara për të mbrojtur demokracinë globale dhe se asnjë vend apo lider, përfshirë Rusinë dhe Kinën, nuk mund të veprojnë pa pasojat e SHBA.

“Në momentin kur rrezikohet demokracia globale Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aty dhe ky demonstrim dhe aksion i SHBA me njësite e elitës speciale Delta tregon se asnjë vend dhe asnjë president në botë nuk është imun  ndaj shteteve të bashkuara të Amerikës dhe popullit liridashës Amerikan. Dhe kur kemi parasysh që duhet të bëje një ndërlidhje mes një aksionit me raketa dhe dron të Ukrainës në rezidencën e Vladimir Putinit dhe kur bota pro Ruse dhe Pro Kineze  e dënoj atë akte tash kemi rastin tjetër duhet ndërlidhje që nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një mesazh përçues dhe ndaj Rusisë se asnjë vend pra asnjë diktator që sot ende janë dhe veprojnë nuk është imun ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të gjithë ata që e rrezikojnë demokracinë dhe sigurinë globale do të jenë në shënjestër të SHBA”, thekson ai.

Islami ka theksuar po ashtu se pas arrestimit të Maduros, asnjë udhëheqës totalitar nuk do të ndihet i sigurt, “pradaj edhe presidenti serb Aleksandar Vuqiq që pak më parë e dënoi arrestimin e Maduros tregon se as ai nuk do të ndihet i sigurt”.

Islami mendon se Vuqiçi nuk mund të krahasohet me Maduron, sepae ky i fundit i ka rrezikuar direkt interesat amerikane.

Ai tha se Vuqiçi, në atë moment që i rrezikon interesat amerikane ai do të arrestohet ose vritet nga Amerika!

Avni Islami profesor i shkencave të sigurisë , theksoi se institucionet e sigurisë të Kosovës janë të përkushtuara në luftën kundër kontrabandës dhe kultivimit të drogës në Ballkanin Perëndimor. Ai mbështeti deklaratat e presidentes dhe kryeministrit në detyrë të Kosovës, duke theksuar se Kosova është në krah të SHBA dhe të gjitha vendeve që luftojnë këto krime.

“Unë i përkrahi të dy deklarata e dy udhëheqëseve pra të presidentes të Kosovës dhe të kryeministrit ne detyrë, sepse dihet që institucionet e sigurisë së Kosovës dhe në përgjithësi institucionet e RKS janë prioritar në Ballkanin perëndimor në luftimin e kontrabandës dhe kultivimin  me drogë. Prandaj një përkrahje të tillë është një rreshtim i Kosovës krahë për krah me SHBA dhe me të gjitha ato vendet të cilat e luftojnë të gjitha ato vendet që të cilat e bëjnë kultivimin dhe kontrabandën e  drogës” u shpreh ai.

Islami theksoi po ashtu se pas një periudhe kur SHBA humbën ndikimin global, ato po kthehen si gardian të demokracisë botërore. Islami gjithashtu mbështeti veprimet e Donald Trump dhe i konsideroi ato si një sinjal për vendet me sisteme totalitare, duke paralajmëruar se ato nuk do të jenë të sigurta.

“Tashmë është duke ardhur një rend i ri botëror dhe me vetë faktin që Shtete e Bashkuara të Amerikës patën humbur për një kohë ndikimin në botë e cila ishte gardiane e demokracisë botërore. Kështu, SHBA po e kthejnë dinjitetin aty ku e kanë dhe po tregojnë fuqinë ekonomike fuqinë ushtarake dhe po tregojnë se janë gardian i ruajtjes se demokracisë në botë prandaj afrimiteti  i Trampit mendo se është i drejtë  dhe ky veprim i Donal Tramp është edhe një sinjal për të gjitha ato vendet që të cilat ende në demokracitë e tyre pra kanë sisteme totalitare komuniste të cilat nuk do të jenë të sigurta ku do që janë dhe aty ku janë” Theksoi ai  

Sipas Avni Islamit, zhvillimet e fundit tregojnë një rreshtim të qartë të Kosovës me aleatët perëndimorë dhe një rol të ripërtërirë të SHBA në mbrojtjen e demokracisë dhe sigurisë globale, duke dërguar mesazh të fortë ndaj çdo aktori që rrezikon stabilitetin ndërkombëtar.

Shtetet e Bashkuara të shtunën kanë kryer sulme ajrore në Venezuelë, duke rezultuar më pas në arrestimin e presidentit të saj, Nicolas Maduro.

Shumë shtete kanë reaguar pas sulmeve e kapjes së Maduros.

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, është arrestuar dhe nxjerrë nga Venezuela në një aksion në shkallë të gjerë të kryer nga forcat amerikane në kryeqytetin Karakas, siç ka bërë të ditur presidenti amerikan, Donald Trump. Bashkë me Maduron është kapur edhe gruaja e tij.

https://kosovapress.com/trump-sulmon-venezuelen-maduro-dhe-gruaja-e-tij-u-kapen-dhe-u-nxoren-jashte-vendit

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë