Përfundon numërimi i votave për deputetë në QNK

Përfundon numërimi i votave për deputetë në QNK

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) bën të ditur se gjatë ditës së sotme (e shtunë), ora 14:00), në QKN e Prishtinës përfundoi verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularë e plotësuar në 262 vendvotime dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë nga ato vendvotime.

Njëkohësisht, me këtë janë përmbyllur aktivitetet në të gjitha komunat e Kosovës, proces i cili kishte filluar më 29 dhjetor 2025.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi theksoi për KosovaPress se në vazhdim, aktivitetet e KQZ-së janë përqëndruar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ku nga data 2 janar janë duke u numëruar më shumë se 16 mijë fletëvotimet nga votimi i zhivlluar më 27 dhjetor në 29 përfaqësitë diplomatike dhe pasditen e së shtunës do të fillojë numërimi i fletëvotimeve nga votimi përmes postës që deri më tani janë sjellur në Kosovë.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me aktivitetet, të cilat kanë për qëllim të shpallen në një kohë sa më të shpejtë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat u mbajtën më 28 dhjetor 2025”, thotë ai.

Ndryshe, ditë më parë, nga dy kutitë postare të KQZ-së jashtë Kosovës, Berlin dhe Bernë, janë tërhequr më shumë se 28 mijë e 500 pako me fletëvotime që i takojnë votimit përmes postës dhe të cilat janë vlerësuar dhe verifikuar nga shërbimi votues i KQZ-së.

Nga numri i përgjithshëm i pakove me fletëvotime të supozuara që deri më tani kemi pranuar, pra nga më shumë se 28 mijë, pas vlerësimit dhe verifikimit janë aprovuar 27,600, ndërkaq janë refuzuar më shumë se 950. Arsyeja më e shprehur te zaret e refuzuara është sepse në pakon me fletëvotim mungon dëftesa e regjistrimit të votuesit. Pra, në procesin e numërimit do të përfshihen 27,600 zarfe të supozuara me fletëvotime.

Në votimin me postë, numri i shtetasve të regjistruar ka qenë rreth 58 mijë dhe pas përfundimit të tërheqjes së fletëvotimeve nga të gjitha kutitë postare, do të dihet se sa prej votuesve të regjistruar kanë ushtruar të drejtën e votës.

Sipas planifikimeve, tërheqjet e fundit të zarfeve me fletëvotime do të bëhen më 2 dhe 5 janar 2026.

Gjithashtu, në numërim do të përfshihen edhe fletëvotimet nga votimi me kusht dhe fletëvotimet nga votimi i personave me nevoja të veçanta.

Sipas të dhënave preliminare, nga 57 vendvotime me kusht, në 38 komuna të vendit, në përgjithësi janë evidentuar në sistem mbi 9,900 votues të regjistruar për të votuar me kusht.

Numri i votuesve të regjistruar në programin e votimit të personave me nevoja të veçanta ka qenë 2,860.

https://kosovapress.com/lvv-merr-shumicen-e-votave-ne-perfaqesite-diplomatike

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë