Moti, çfarë rezervon ky vikend për Kosovën?

Moti, çfarë rezervon ky vikend për Kosovën?

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për vikendin 03 dhe 04 janar 2026, ku pritet mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu dhe bore në viset e larta.

Të shtunën, do të mbajë mot i vranët, vende-vende me riga shiu, ndërsa në zonat malore parashihen fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës nga 4 deri në 6 gradë Celsius. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi.

Të dielën, moti do të jetë kryesisht i vranët me riga shiu, ndërsa në viset e larta pritet borë e dobët. Temperaturat minimale do të zbresin nga -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 7 gradë Celsius. Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi, e lehtë deri mesatare.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë