Qeveria ndau 10 mijë euro për funeralit për Nexhat Dacin

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilin ka ndarë 10 mijë euro, me qëllim të mbështetjes financiare për mbulimin e shpenzimeve të funeralit për veprimtarin e Republikës së Kosovës, akademik Nexhat Daci.
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës ka vdekur dje në moshën 81-vjeçare.
Atij iu dha lamtumira e fundit në varrezat e Dragodanit në Prishtinë, me nderime shtetërore.
Para ceremonisë së varrimit është mbajtur akademi përkujtimore dhe homazhe në hollin e Kuvendit të Kosovës.
Në akademi është nderua jeta, vepra dhe kontributi i Dacit që kishte dhënë për ndërtimin e shtetit të Kosovës.
Nga krerët e shtetit kontributi i tij në formimin e institucioneve të Kosovës u vlerësua lart, me ç’rast u tha se ka lënë gjurmë të pashlyeshme, me maturinë dhe qetësinë e tij karakteristike.
