Moti sot

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, parashihet që gjatë ditës të ketë fjolla të dobëta bore, transmeton KosovaPress.
Temperaturat minimale do të sillen mes -3 deri -5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale mes 3-6 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga juglindja.
