​Dëmtohen 185 ampula në Spitalin e Gjilanit, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

​Dëmtohen 185 ampula në Spitalin e Gjilanit, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Në repartin e oftalmologjisë të Spitalit të Gjilanit janë dëmtuar 185 doza ampula, të cilat po ruheshin në frigorifer, por dyshohet se stafi përgjegjës ka dështuar t’i ruajë ato sipas normave të lejuara.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, vlera e dëmit të shkaktuar llogaritet të jetë rreth 20 mijë euro.

Lidhur me rastin është informuar prokurori kompetent, i cili ka bërë cilësimin e veprës penale si “keqpërdorim i detyrës zyrtare”, ndërsa rasti është duke u hetuar, thuhet ne raport.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë