Moti në Kosovë, merrni çadrat për vikend

Moti në Kosovë, merrni çadrat për vikend

Mbi vendin tonë gjatë fundjavës do të mbretërojë moti i vranët dhe me reshje shiu të herë pas hershme, raporton KosovaPress.

Të shtunën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 10-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi e lehte deri mesatare, raporton KosovaPress.

Të dielën parashihet mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu.  

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 11-14 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi një deri në pesë metra për sekondë, thuhet në raportin e parashikimit të motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë