Turbullirat çrregullojnë furnizimin me ujë të pijshëm

Turbullirat çrregullojnë furnizimin me ujë të pijshëm

Për shkak të turbullirave të krijuara në kanalin e Ibër-Lepencit si shkak i punimeve teknike herë pas here ka probleme në ITU Shkabaj, njofton KRU Prishtina.

Si shkak i kësaj është çrregulluar furnizimi me ujë në disa pjesë të Fushë Kosovës, Obiliqit, Drenasit dhe mund të ketë ndikim edhe në disa pjesë të Prishtinës, raporton KosovaPress.

Aktualisht ITU Shkabaj nuk është duke trajtuar ujë, ndërsa ITU Albanik dhe Badoc janë duke operuar me kapacitete maksimale.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë