Arrestohet njё person i dyshuar për armëmbajtje pa leje në Klinë

Policia e Kosovës ka arrestuar të mërkurën një person nën dyshimin për armëmbajtje pa leje në Klinë.
Sipas njoftimit, Stacioni Policor në Klinё, me datën 5 nëntor 2025, rreth orёs 21:30, pёrmes rrugëve operative ka pranuar informatё se nё njё lokal nё fshatin Ujmir të Klinёs, njё person posedon armё tё zjarrit.
“Policia menjëherë i është përgjigjur rastit dhe gjatё kontrollit fizik tё personit tё dyshuar (i mitur) tek i njëjti janё gjetur dhe janë sekuestruar: njё armё pistoletё, njё karikator i armës dhe pesё fishekë kal. 9 mm”, thuhet në njoftim.
Më tej thuhet se i dyshuari ёshtё shoqёruar nё Stacionin Policor Klinё dhe pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, Departamenti për të Mitur, ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 24 orё.
