FIFA dënon Serbinë për sjellje antisportive në ndeshjen ndaj Shqipërisë

FIFA dënon Serbinë për sjellje antisportive në ndeshjen ndaj Shqipërisë

Sjellja e pahijshme e tifozëve serbë në shkallët e stadiumit ka sjellë pasoja të rënda për Federatën Serbe të Futbollit. Për shkak të koreve fyese dhe sjelljes antisportive gjatë ndeshjes me Shqipërinë, ku kuqezinjtë fituan falë golit të Manajt, FIFA ka vendosur ta ndëshkojë Serbinë me masa të rrepta disiplinore.

Në ndeshjen e ardhshme të vlefshme për Eliminatoret e Botërorit 2026 kundër Letonisë, që do të zhvillohet në Leskovac, Serbia do të detyrohet të luajë përpara një numri të kufizuar tifozësh, pasi 25% e vendeve të stadiumit do të qëndrojnë të mbyllura me urdhër të FIFA-s.

Përveç kësaj, Federata Serbe është gjobitur edhe financiarisht me 87,500 franga zvicerane, me arsyetimin se incidentet e tilla janë bërë një fenomen i përsëritur në ndeshjet e fundit të përfaqësueses serbe.

KosovaPress

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë