12 të vdekur në një zjarr në një azil pleqsh në Tuzla

Dymbëdhjetë banorë të shtëpisë vdiqën në një zjarr, kryesisht nga djegiet dhe helmimi nga monoksidi i karbonit dhe 35 të tjerë u detyruan të kërkonin ndihmë mjekësore, raporton KosovaPress.
Gjendja e katër personave të plagosur u shpall menjëherë serioze dhe të gjithë iu nënshtruan ventilimit mekanik të sistemit të frymëmarrjes, por një pacient i tillë vdiq pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.
Kryetari i bashkisë Zijad Lugaviq, tha gjatë ditës se do të kryhet një hetim i plotë për shkaqet e zjarrit dhe ai pret që të gjithë ata që janë përgjegjës për këtë tragjedi të mbajnë pasojat.
Kryeministri i Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Nermin Nikshiq, konfirmoi se ndërtesa ku ndodhet azili i pleqve ishte shënuar më parë si problematike nga pikëpamja e sigurisë, raporton KosovaPress.
“Gjithashtu dëgjuam disa informacione që, sigurisht, do të dalin në dritë përmes procesit të hetimit dhe sqarimit të të gjitha rrethanave që çuan në këtë tragjedi. Dëgjuam nga brigada profesionale e zjarrfikësve se ata e kishin lokalizuar më parë këtë objekt si potencialisht të rrezikshëm dhe për këtë arsye ata zhvilluan stërvitje, trajnuan punonjës dhe përgatitën vlerësime të rrezikut”, tha Nikshiq.
Drejtori i shtëpisë së pleqve, Mirsad Bakaloviq, ka dhënë dorëheqje për shkak të këtij rasti tragjik.
Qeveria e Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, siç u njoftua nga Kryeministri i Entit, do të merr përsipër organizimin e akomodimit për banorët e mbetur të shtëpisë së pleqve në Tuzla.
