Yakin flet për një “finale” të mundshme mes Kosovës dhe Zvicrës në Prishtinë

Yakin flet për një “finale” të mundshme mes Kosovës dhe Zvicrës në Prishtinë

Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, ka shpallur listën e futbollistëve për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Kupës së Botës, kundër Suedisë dhe Kosovës. Në mesin e të ftuarve është rikthyer edhe sulmuesi i Young Boys, Christian Fassnacht, i cili mungonte prej kohësh në Kombëtare.

Trajneri zviceran foli për sfidën vendimtare kundër Suedisë që zhvillohet në Gjenevë, ku Zvicra kërkon të sigurojë kualifikimin për në Kupën e Botës.

“Suedia ka një trajner të ri dhe mund të luajë pa presion. Por ne po përqendrohemi te vetja jonë dhe kjo qasje ka funksionuar gjithmonë mirë për ne,” theksoi ai.

I pyetur për mundësinë që ndeshja e fundit kundër Kosovës të shndërrohet në një “finale” për kualifikimin, Yakin u tregua i kujdesshëm, por nuk e mohoi emocionin që do të sillte një përballje e tillë.

“Po e marrim ndeshjen një nga një dhe po përpiqemi ta vulosim marrëveshjen kundër Suedisë. Nuk mund të ndikojmë në asgjë tjetër ende,” tha Yakin, duke lënë të kuptohet se Zvicra synon ta mbyllë punën që në Gjenevë, para udhëtimit në Prishtinë.

Në listën e përfaqësueses zvicerane janë përfshirë emra si Granit Xhaka, Manuel Akanji, Breel Embolo, Ruben Vargas dhe Andi Zeqiri, ndërsa vërehet rikthimi i disa lojtarëve të rinj dhe mungesa e përkohshme e disa titullarëve për shkak dëmtimesh.

Ndeshja Zvicër – Suedi zhvillohet në “Stade de Genève”, ku deri më tani janë shitur rreth 25 mijë bileta, ndërsa përballja e fundit e grupit, ndaj Kosovës, pritet të luhet në një atmosferë të veçantë në Prishtinë.

KosovaPress

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë