Osmani mandaton Glauk Konjufcën kandidat për kryeministër
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka mandatuar për kryeministër Glauk Konjufcën, si propozuar i Lëvizjes Vetëvendosje.
Osmani në konferencë për media të martën tha se ka vepruar në përputhje me Kushtetutën e vendit, ku nuk thuhet se presidentja mund të emërojë por thuhet emëron kandidatin tjetër nëse dështon i parti.
“Në përputhje me Kushtetutën dhe tri aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese kam mandatar Glauk Konjufcën kandidat tjetër për kryeministër, ashtu qartë e kërkon e përcakton edhe neni 25 pika katër, por edhe vet praktika e Kushtetueses. Mandatimi i Konjufcës është në përputhje me përgjegjësin tjetër të cilën Gjykata Kushtetyuese ia ka dhënë presidentës në po të njëjtat atkgjykime, respektivisht përgjegjësin që presidentja të ruaj stabilitetin e vendit duke shmangur zgjedhjet”, tha ajo.
Sipas saj, qytetarët kanë humbur mjaftueshëm nga mos krijimi i institucioneve
“Qytetarët kanë humbur mjaftueshëm nga mos krijimi i institucioneve dhe përtej paragjykimeve politike, si presidente e vendit kam konstatuar se verdiktin final në qoftë se i mandatuari për kryeministër i ka votat e mjaftueshme apo jo e japin 120 deputetët e Republikës së Kosovës të cilët sipas Kushtetutës, kanë vullnetin e lirë dhe jodetyrues të votojnë ashtu siç duan vet“, tha ajo.
Sipas saj, është interes i qytetarëve që të kemi institucionet, që së paku të miratojnë zgjatjet buxhetore ose edhe buxhetin në tërësi nëse ka dakordim të përgjithshëm, si dhe marrëveshjet ndërkombëtare, që janë mbi 1 milion euro që si Kosovë nuk guxojmë t’i humbasim.
