Kosova ndalon importin e shpezëve dhe produkteve të tyre nga Italia

Kosova ndalon importin e shpezëve dhe produkteve të tyre nga Italia

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Republikës së Kosovës (AUV), duke iu referuar raportit e fundit të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (ËOAH) dhe Raportin e Komisionit Evropian, të datës 04.11.2025, njofton se në shtetin e Italisë është e pranishme sëmundja Avian Influenza (Gripi i Shpezëve), serotip me patogjenitet të lartë HPAI–H5N1, në ferma komerciale dhe në shpezët e egra në Regjionin Emilia-Romagna dhe Lombardia të Shetit të Italisë.

Sipas njoftimit, në përputhje me dispozitat përkatëse të legjislacionit në fuqi dhe në zbatim të masave parandaluese për mbrojtjen e shëndetit të kafshëve dhe sigurisë ushqimore në Republikën e Kosovës, AUV vendos si vijon: Ndalohet importi i kafshëve të gjalla, shpezëve dhe i produkteve të tyre të cilat e kanë origjinën nga zonat e infektuara të shtetit të Italisë, përveç nëse e kanë origjinën nga fermat e pa prekura me sëmundjen në një rreth prej 50 km. largësi nga zonat e prekura.

https://kosovapress.com/kosova-ndalon-importin-e-shpezeve-dhe-produkteve-te-tyre-nga-gjermania

Më tej thuhet se kjo ndalesë hyn në fuqi menjëherë dhe do të mbetet në zbatim deri në vlerësimin e mëtejshëm të situatës nga autoritetet përkatëse ndërkombëtare dhe nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Republikës së Kosovës (AUV).

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë vazhdon ta monitorojë me kujdes situatën epidemiologjike dhe të bashkëpunojë ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundjeje. Publiku dhe operatorët ekonomikë do të informohen me kohë për çdo ndryshim eventual.

Pesë ditë më parë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUV), ka ndaluar  importin e shpezëve të gjalla dhe produkteve të tyre si, mish, vezë dhe nënproduktet e tjera me origjinë edhe nga Gjermania, pas përhapjes së gripit të shpezëve të në këtë vend.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë