Serbët nga Kosova në mbështetje të Vuçiq, priten me breshri fyerjesh “Kthehuni nga keni ardhur”

Serbët nga Kosova në mbështetje të Vuçiq, priten me breshri fyerjesh “Kthehuni nga keni ardhur”

Një grup prej 60 serbësh nga Kosova u nisën këmbë drejt Novi Sadit më 29 tetor, gjoja për të mbështetur presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Gjatë rrugës, ata kaluan nëpër Mrçajevc dhe vendasit i pritën me mallkime të forta.

Grupi i serbëve, i cili u nis nga Rudnica, përfshin serbë nga Graçanica, Fushë-Kosova, Leposaviqi, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Zubin Potoku, Shtërpca, Ranillugu, Parteshi.

Kur ata arritën në Mrçajevc, dhe po ecnin në rrugën kryesore, shpejt u pritën me breshëri fyerjesh.

“Erdhët këtu për të ecur. Shkoni në Kosovë dhe ecni. As nuk e dini se ku po shkoni”, u tha atyre një person që regjistroi videon, raporton KosovaPress.

Përndryshe, qytetarët nga Kosova thanë se dëgjuan “thirrjen nga presidenti i Serbisë se në Novi Sad ishte planifikuar një tubim i madh i serbëve që kundërshtojnë bllokadat dhe se ky ishte motivi i tyre për t’u nisur.”

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë