Rrugët e kryeqytetit bëhen skenë filmi, “DUA” merr Prishtinën për 12 orë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të dielën do të bëhet mbyllja e përkohshme e rrugës “Eqrem Çabej”, për shkak të xhirimeve të filmit “DUA”.
Sipas njoftimit zyrtar, rruga do të jetë e mbyllur nga ora 06:00 e mëngjesit deri në orën 18:00, në segmentin nga semaforët kryesorë te Menza e Studentëve deri te Katedralja “Nënë Tereza”.
Xhirimet pritet të zgjasin rreth 12 orë, ndërsa qytetarët këshillohen të përdorin rrugë alternative gjatë kësaj periudhe.
Komuna e Prishtinës ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë zhvillimit të aktiviteteve filmike që promovojnë kulturën dhe artin vendor.
