Punishtja e urës së Mitrovicës nën ujë, zbardhen detaje

Punishtja e urës së Mitrovicës nën ujë, zbardhen detaje

Detaje tjera se si është lëshuar sasi e madhe e ujit nga liqeni i Ujmanit në lumin Ibër, që më pas shkaktuan dëme në mjetet dhe vendpunishten ku po ndërtohej ura për këmbësoret në Mitrovicë, i ka dhënë kryeshefi ekzekutiv i bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, Faruk Mujka.

Ujë shkakto dëme të mëdha materiale në vendpunishten ku ndërtohej urën e këmbësorëve, e cila bashkon jugun me veriun.

Ai ka pranuar se kanë lëshuar ujin në kanalin e Ibrit, duke u arsyetuar se kanë evituar dëme të mëdha dhe afatgjate.

“Diku nga mesnata kemi pas rrëshqitje të dheut në kanalin kryesor dhe për të evituar dëmet më të mëdha dhe më afatgjate, të përafërta me ato të 29 nëntorit të vitit të kaluar, jo nga akti terroristë por nga vet natyre, atëherë na u deshtë që në mënyrë urgjente ujin ta transferojmë në shtratin e kanalit të Ibrit dhe niveli i ngritur i ujit ka ardhur deri te vendpunishtja këtu dhe ka bërë një dëm në vendpunishte por siç po e shini edhe ju assesi nuk ka të bëjë me konstruksionin e urës apo makinerinë, normal që nuk është që duam ta mineralizojmë por punimet kanë vazhduar pa asnjë problem. Po si dëm janë humbja e disa dërrasave, që me siguri do të kompensohen”, tha ai.

Ai tha se e kanë ndal ujin në kanalin kryesor që ka ardhur deri te ngritja e nivelit në digën e Pritvoricës dhe për të mos pasur përmbytje, është lëshuar porta duke u lëshuar uji në kanalin e Ibrit.

Pronari i kompanisë që po ndërton urën për këmbësorët Jahir Nimani tha për KosovaPress-it, se vlera e dëmeve të shkaktuara është e madhe. Ai derisa ka kërkuar hetime, dyshon se uji është lëshuar qëllimisht.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë