Nga 5-8 nëntor 2025 mbahet panairi i madh ndërkombëtar në Tiranë

Nga data 5 deri më 8 nëntor në kryeqytetin shqiptar mbahet panairi ndërkombëtar, një vend ku takohen bizneset, institucionet dhe partnerët ndërkombëtare për të ndërtuar të ardhmen.
Kliks Expo Group sjell Windows Into the Future” – IMMERSIVE LIGHT EXPERIENCE – një udhëtim artistik 3D që shpalos historinë e zhvillimit të vendit nga e tashmja drejt vizionit të Shqipërisë 2030.
Në panair marrin pjesë mbi 250 kompani nga Shqipëria, rajoni, Evropa dhe SHBA që do të sjellin teknologjinë, idenë dhe eksperiencat që formësojnë të ardhmen.
Përmes një instalacioni mbresëlënës të dritës dhe projeksioneve digjitale, vizitorët do të udhëtojnë mes transformimit të vendit në fusha si infrastruktura, turizmi, energjia, inovacioni, dizajni dhe kultura.
Pjesë e këtij panairi është edhe Ermal Mamaçi Training në ndarjen e eksperiencave dhe dijes në fushën e trajnimeve.
