Haradinaj pas takimit me Osmanin: Kurti kërkoi edhe disa ditë për formimin e qeverisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj deklaroi se data e zgjedhjeve duhet të caktohet në afatin më të shpejtë kohor. Pas takimit të presidentes Vjosa Osmani me liderët e partive politike, Haradinaj tha se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti kërkoi edhe disa ditë kohë nëse mund t’i sigurojë votat për formimin e qeverisë së re.
Nëse nuk do të kërkohej një gjë e tillë nga Kurti, ai shtoi para mediave se sot presidente do të kishte mundësi që të vendos për zgjedhjet e reja, raporton KosovaPress.
Kreu i AAK-së theksoi se presidentja Vjosa Osmani deri më 5 nëntor duhet të shpërndajë legjislaturën e nëntë të kuvendit dhe të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Haradinaj i bëri thirrje presidentes Osmani se nuk duhet të mandatojë mandatarin e ri nëse nuk ka siguri se i ka 61 votat e nevojshme në Kuvend.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.
