Krasniqi: Qeverinë e re do ta bëjmë pa Albin Kurtin

Krasniqi: Qeverinë e re do ta bëjmë pa Albin Kurtin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se në takim me presidenten Vjosa Osmani u dëshmua se askush nuk mund të formojë qeverinë e re në legjislaturën aktuale.

Ai para mediave tha se presidentja Vjosa Osmani duhet të shpallë zgjedhjet e parakohshme sa më parë.

“Çka u dëshmu aty është se nga 111 deputetë, aq janë në lojë, 9 të Listës Serbe nuk janë opsion për askënd, nga 111 së paku 54 u deklaruan se nuk votojnë dhe nuk janë pjesë e asnjë shumice, prapë Kurtit i mbeten 56 ndoshta edhe 57 por s’besoj që as 57 që mundet me i bë as për vete as për dikë tjetër”.

Krasniqi u shpreh sigurt që në zgjedhjet e ardhshme do të krijohet shumica parlamentare siç tha pa Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

“Nuk do të jetë kjo gjendje, do ta formojmë qeverinë e re pa Albin Kurtin dhe pa Vetëvendosjen”, tha Krasniqi.

Kujtojmë se në seancën e fundit të Kuvendit, dështoi formimi i qeverisë me mandatarin nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti i cili mori besimin e 56 deputetëve.

“Kurti na i ka humb 8 muaj me mashtrim dhe taktizim dhe tash po i kërkon edhe disa ditë.Ai në mënyrë të kundërligjshme sipas Gjykatës Supreme po vazhdon të jetë në zyrën e kryeministrit dhe të marr vendime të cilat nuk janë në pajtim me ligjin, përfshi edhe miratimin e projekt buxhetit të sotëm. As në ëndrrat e tij më të mira ai nuk mund ta bëj shumicën”, tha ai./KosovaPress.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë