“Më mirë të largohem” – Alosno reagon për herë të parë ndaj Vinicius Jr

Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, ka thënë se mosmarrëveshjet me Vinícius Junior janë zgjidhur, pasi sulmuesi brazilian ka kërkuar falje pas incidentit në “El Clasico”.
Vinícius reagoi ashpër ndaj zëvendësimit të tij në ndeshjen kundër Barcelonës, duke thënë “po largohem nga klubi”. Më pas ai kërkoi falje publikisht në rrjete sociale për klubin, tifozët, presidentin dhe shokët e skuadrës, ndërsa privatisht u kërkoi falje stafit teknik dhe bashkëlojtarëve para stërvitjes.
“Patëm një takim me të gjithë të mërkurën dhe Vinícius ishte i përkryer. Ai foli me sinqeritet dhe ishte shumë i mirë. Për mua, çështja është mbyllur,” tha Alonso.
Edhe pse në deklaratën e tij Vinícius nuk e përmendi trajnerin, Alonso u shpreh i kënaqur me fjalët e lojtarit. “Ishte një deklaratë shumë pozitive, e sinqertë dhe nga zemra. Jam shumë i kënaqur,” shtoi ai, duke konfirmuar se nuk do të ketë ndonjë ndëshkim për brazilianin.
Alonso shmangu komentet e mëtejshme për mungesën e përmendjes së tij në falje dhe theksoi se tashmë fokusi është te ndeshja e radhës kundër Valencias.
