Promovohet libri “Ekspos Deçani” i Sutki Hulajt

Në ambientet e Qendrës Rinore në Deçan është promovuar libri më i ri i autorit Sutki Hulaj, me titullin “Ekspos Deçani”, një vepër që i kushtohet panairit veror të Deçanit, e cila po vlerësohet si një prej ngjarjeve më karakteristike kulturore dhe tregtare në këtë komunë.
Në promovim morën pjesë drejtues të komunës së Deçanit, figura të njohura të jetës kulturore, përfaqësues të institucioneve lokale dhe qytetarë të shumtë. Ngjarja u pasurua nga fjalët përshëndetëse dhe reflektimet e Islam Haxhiut, redaktor i librit, si dhe nga Adem Lushaj, i cili ka hartuar recensionin kritik të veprës.
Autori Sutki Hulaj, njëherazi është aktivist i shquar i diasporës shqiptare.
“Ekspos Deçani” ndërthur tekstin informativ, përshkrimet etnografike dhe fotografitë autentike, duke sjellë për lexuesin një përvojë të pasur mbi jetën e qytetarëve të Deçanit gjatë stinës së verës.
Libri është mirëpritur nga të pranishmit.
Promovimi i mbajtur sot shënon jo vetëm një sukses letrar për autorin Hulaj, por edhe një pasurim të kujtesës kolektive për komunën e Deçanit.








