Barça e do veteranin e Interit

Barça e do veteranin e Interit

Barcelona po kërkon një mbrojtës qendror për afatin kalimtar të janarit, teksa situata në prapavijë është komplikuar nga dëmtimi i Andreas Christensen dhe mungesa e Ronald Araujo, i cili nuk ka luajtur prej më shumë se një muaji. Sipas “Mundo Deportivo”, trajneri Hansi Flick është në kontakt të vazhdueshëm me drejtorin sportiv Deco për të gjetur përforcimin e duhur.

Gazeta katalanase përmend disa emra në listën e Barcelonës, mes tyre edhe Stefan de Vrij i Interit, krahas Otamendi, Senesi, Diogo Leite, Diego Llorente, Luiz Felipe dhe Juan Foyth. De Vrij, i lindur në vitin 1992, është nën kontratë me Interin deri në qershor 2026, me pagë neto prej 3.8 milionë eurosh në sezon, ndërsa ekziston mundësia e largimit në fund të këtij edicioni.

Mbrojtësi holandez ka ardhur te Interi si transferim i lirë nga Lazio në verën e vitit 2018 dhe deri tani ka regjistruar 287 paraqitje me Nerazzurrët, tetë prej tyre këtë sezon. Edhe pas dëmtimit të Acerbit, trajneri Chivu ka preferuar Bisseck, çka mund ta hapë rrugën për një largim të mundshëm të de Vrij, nëse Barcelona konkretizon interesimin e saj.

KosovaPress

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë