Qeveria në detyrë mbajti mbledhje elektronike dhe mori këto vendime

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur dje mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar tri vendime, ndër to propozimin për të kërkuar nga Presidentja e Kosovës dhënien e autorizimit Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë për “Instrumentin për Reforma dhe Rritje në Ballkanin Perëndimor”, ndërmjet Bashkimit Evropian, që përfaqësohet nga Komisioni Evropian, si huadhënës dhe Kosovës, si huamarrës dhe Bankës Qendrore të Kosovës, si Agjent i huamarrësit.
Sipas njoftimit, në këtë mbledhje është miratuar edhe kërkesën e Agjencisë Kosovare të Privatizimit për kthimin e fondeve të transferuara në Buxhetin e Republikës së Kosovës, në Ndërmarrjen Shoqërore “Çeliku” në shumën prej 6,405 euro.
Po ashtu në këtë mbledhje është miratuar kërkesa e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje, sipas tabelave të bashkëngjitura në aneksin A (Kursimet) dhe në aneksin B.
