Inovacioni dhe digjitalizimi në sektorin bankar në qendër të Ditës së Inovacionit

Përparimet teknologjike dhe kërkesa për shërbime më të shpejta po e shtyjnë sektorin bankar të inovojë vazhdimisht. Si banka më e madhe në vend, Banka Raiffeisen Bank po sjell risi përmes teknologjive më të avancuara, përfshirë inteligjencën artificiale, për të përmirësuar mënyrën e punës dhe përvojën bankare të klientëve.
Inovacioni dhe digjitalizimi ishin në qendër Ditës së Inovacionit, një ngjarjeje e organizuar nga kjo bankë, e cila solli në vëmendje arritjet digjitale dhe përpjekjet për ta forcuar edhe më shumë kulturën e inovacionit brenda institucionit.
Në fjalën e saj, Drejtoresha Ekzekutive, Anita Kovacic, tha se banka ka krijuar mundësi për kolegët që të ndajnë ide dhe të kontribuojnë në mënyrë aktive në zhvillimin digjital të bankës.
“Inovacioni është në qendër të strategjisë sonë, dhe gjatë viteve të fundit kemi lansuar produkte të reja digjitale dhe kemi organizuar iniciativa të ndryshme që e sjellin këtë vizion në jetë. Ne jemi krenarë që kemi ndërtuar një mjedis pune që inkurajon fort kolegët tanë të formësojnë të ardhmen e bankës sonë”, ka thënë ajo në fjalën hyrëse të ngjarjes.
Ndër të tjera, ajo përmendi disa prej inovacioneve të fundit të sjella nga banka, përfshirë asistenten virtuale të fuqizuar nga inteligjenca artificiale, RAIA-n, nënshkrimin digjital, Apple Pay për kartelat e Raiffeisen, si dhe disa prej veçorive të reja të integruara në aplikacionin mobil të kësaj banke.
Pjesë kyçe e ngjarjes ishte edhe shpalljen e fituesve të programit të brendshëm të inovacionit në bankë, Fridays for Innovation [Të Premtet për Inovacion].
Programi 10-javor u ka mundësuar ekipeve të kolegëve të zhvillojnë zgjidhje kreative për të përmirësuar proceset e punës dhe për të shtuar vlerë për klientët. Gjithsej nëntë ekipe prezantuan idetë e tyre për aspekte të ndryshme.
Ngjarja përfshiu gjithashtu një panel diskutimi mbi rëndësinë e inovacionit në sektorin bankar, me pjesëmarrës edhe nga Raiffeisen Bank International (RBI) në Vjenë, të cilët ndanë përvoja dhe praktika nga Grupi Raiffeisen.
