Sa paguhen femrat futbolliste sot në Kosovë?

Futbolli i femrave në Kosovë ka bërë hapa të rëndësishëm në vitet e fundit, por pavarësisht kësaj vazhdon të përballet me sfida serioze financiare dhe infrastrukturore.
Përkushtimi i klubeve dhe individëve që besojnë në zhvillimin e këtij sporti, po e mban gjallë shpresën për një të ardhme më të mirë.
Nga klubet që ofrojnë paga të rregullta e deri tek ato që luftojnë për mbijetesë, zërat e drejtuesve tregojnë realitetin e vështirë të futbollit të vajzave në vend, raporton KosovaPress.
Kryetari i KFF Mitrovica, Hajrullah Haxhiu, thotë për KosovaPress se klubi që ai menaxhon është ndër të paktët që ndan paga të rregullta për 12 muaj.
“Unë kur kam hyrë në futboll te vajzat atëherë nuk ka pasur pagesa edhe sot në shumë klube nuk ka, çdoherë kemi qenë dy apo tri klube që i paguajmë vajzat me paga të rregullta. Nuk dua të flas për klube të tjera, flas për klubin që e menaxhoj unë. Tash e gjashtë vjet, vajzat e klubit ‘Mitrovica’ te senioret paguhen me paga të rregullta 12-mujore, jo tetë apo dhjetë, por paguhen 12 muaj. Janë paga që për te futbolli i femrave janë më të mirat në Kosovë dhe pjesa më e madhe e këtyre vajzave janë edhe studente dhe me pagën që marrin kanë mundësi t’i kryejnë studimet duke mos u shndërruar barrë e familjes. Nuk janë sa të larta, por (pagat) sillen prej 400 deri në 600 euro që te futbolli i femrave është mjaft i mirë”, tha Haxhiu.
Ai thekson gjithashtu se pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve është jetike për mbijetesën financiare të klubit.
Trajneri i KFF Malisheva, Valmir Krasniqi, kujton se klubi i tij është përballur me probleme serioze financiare që çuan edhe në ndërprerjen e garave.
Drejtoresha sportive e KFF Gramshi, Edonisa Aliu, e cila ka përvojë të madhe në futbollin e vajzave në Kosovë, e sheh potencialin e madh të vajzave kosovare në futboll, por shpreh shqetësimin për mungesën e përkrahjes institucionale.
Aliu shtoi se ashtu sikur në të gjitha sferat e tjera të jetë, edhe në fushën e sportit duhet të ketë barazi gjinore andaj edhe pagat e futbollisteve duhet të rriten në mënyrë që ky sport i vajzave të zhvillohet me hovin e njëjtë sikur futbolli i meshkujve.
Tema e plotë në sistemin me parapagim.

