Takimi i nesërm me presidenten, deklarohen nga LVV-ja e PDK-ja

Takimi i nesërm me presidenten, deklarohen nga LVV-ja e PDK-ja

Presidentja Vjosa Osmani do të presë të premten në takim liderët e partive parlamentare pas dështimit të formimit të qeverisë së re, raporton KosovaPress.

Në Lëvizjen Vetëvendosje, derisa konfirmuan pjesëmarrjen, nuk treguan nëse do të kërkojnë sërish mandatarin për kryeministër, pas dështimit të Albin Kurtit javën e kaluar për ta formuar ekzekutivin e ri.

Anëtarja e Kryesisë së LVV-së, Albulena Haxhiu, tha se mbledhja e nënshkrimeve të deputetëve të kësaj partie nuk ka qenë për çështjen e mandatarit, por për formimin e Grupit Parlamentar të LVV-së.

Megjithatë, ajo tha se qeveria Kurti III do të formohet, pasi siç shtoi, e njëjta ka dështuar të formohet vetëm përkohësisht.

Lideri i LVV-së, njëherësh ish-mandatar për kryeministër, Albin Kurti, dështoi dielën e kaluar të formojë qeverinë e re, pasi mori vetëm 56 vota nga 61 sa ishin të nevojshme.

Pjesëmarrjen në takimin me presidenten Osmani e konfirmoi edhe sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, përkundër që ftesën e të parës së vendit e konsideroi si të vonuar.

Ajo tha se liderët politikë duhet të pajtohen nëse ndonjëri e ka shumicën parlamentare, në të kundërtën, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja.

Në anën tjetër, të pyetur nëse e përkrahin formimin e një qeverie kalimtare për të votuar buxhetin 2026, si dhe disa marrëveshje ndërkombëtare, Haxhiu tha se nuk e mbështesin një gjë të tillë. Sipas saj, nëse s’ka shumicë të re parlamentare, në Kosovë duhet të shkohet në zgjedhje të reja.

Ndërkaq, sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se mundësia e formimit të një qeverie kalimtare teknike mund të diskutohet nesër nga liderët politikë në takimin e nesërm te presidentja Vjosa Osmani.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë