Oda e Fizioterapeutëve dorëzon padi kundër Agjencisë Kosovare për Akreditim

Oda e Fizioterapeutëve dorëzon padi kundër Agjencisë Kosovare për Akreditim

Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës (OFTK) ka dorëzuar padi kundër Agjencisë Kosovare për Akreditim (AKA), lidhur me vendimin për akreditimin e programit për Fizioterapi dhe Rehabilitim në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Mjekësisë.

OFTK-ja e konsideron vendimin e AKA-së si të kundërligjshëm, duke theksuar se bie ndesh me raportin e ekspertëve të vetë agjencisë se akreditimit dhe se ky veprim mund të sjellë pasoja të pariparueshme për studentët e këtij programi pasi që mund të mos iu njihet diploma e tyre pas përfundimit të universitetit.

Kryetari i odës, Feim Gashi tha se AKA ka bërë shkelje të shumta dhe se nuk ka respektuar kriteret sa i përket akreditimin e fizioterapisë dhe rehabilimit, program i cili është për herë të parë në UP.\

“Kemi dorëzua një padi në kontekstin administrativ drejtuar AKA, lidhur me vendimin e nxjerr për akreditimin e programit, fizioterapinë dhe rehabilitim në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Mjekësisë. Ne si odë e fizioterapisë kemi konsiderua se kanë bërë shkelje të shumta dhe nuk janë respektua asnjë kriter sa i përket akreditimit të fizioterapisë dhe rehabilitimitcili program është për herë të parë është i akredituar si emërtimi i tillë në Kosovë. Por te ta kemi gjetë një heshtje dhe nuk kanë marrë asnjë bazë, asnjë kërkesë apo tonën për anulimin apo për ndërprerjen e këtij programi në këtë formë. Nuk jemi kundër Universitetit të Prishtinës, dhe se nuk jemi kundër asnjëherë. Në vendim thuhet se vendimi është marrë konform ekpertizës së ekspertëve ndërkombëtarë për vlerësimin e programit dhe ata kanë dhënë rekomandime të cilat nuk janë vlerësuar “, tha Gashi.

Tutje Gashi tha se edhe bartësit e programit nuk janë të profilit të fizioterapisë, e njëri prej tyre nuk ka as thirrje akademike.

E avokati i odës, Florian Petani tha se kjo do të shkaktojë dëme të pariparueshme për studentët të cilët janë regjistruar në këtë degë të Fakultetit të Mjekësisë dhe pas katër vite studime nuk do t’iu njihet diploma, sepse siç tha ai legjislacioni për momentin që është në fuqi nuk e njeh emërtimin e programit.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë