Rritet numri i turistëve në Kosovë

Rritet numri i turistëve në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) njofton se numri total i vizitorëve të jashtëm që kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës gjatë periudhës janar – dhjetor 2024 ishte gjashtë milionë e nëntëqind e tridhjetë e tetëmijë e dyqind e njëzet e shtatë (6 milionë e 938 mijë e 227).

Sipas ASK-së, numri i net-qëndrimeve ishte një milion e pesëqind e njëzet e dymijë (1 milion e 522 mijë e 890), prej tyre 45,6% nga vendorët dhe 54,3% nga të huajt.

Me rritjen e numrit të turistëve në Kosovë, ne mund të presim edhe zhvillime teknologjike të reja të cilat do të sjellin në treg shërbimet e Internet eSIM të cilat janë shumë të dobishme për turistët të cilëve ju duhet lidhja në shpejtësi të larta të internetit duke i lejuar ata të navigojnë më lehtë në zona të panjohura dhe po ashtu të kenë të mundur komunikimin mes njëri-tjetrit. Njëra nga sukseset më të mëdha të këtyre lloj shërbimeve gjatë kohëve të fundit ka qenë operatori eSIM thirr.com i cili ofron pako të llojllojshme të internetit të shpejtë për secilin shtet të botës. Nëse edhe ju keni bërë plane ta vizitoni shtetin e Kosovës gjatë kësaj vere dhe gjatë udhëtimeve tuaja preferoni që të jeni të lidhur në internet të shpejtë 4G dhe 5G atëherë merrni pakon eSIM Kosova e cila do ju shërbejë me internet të shpejtë kudo brenda territorit të Kosovës. Ju po ashtu mund të keni planifikuar udhëtime edhe nëpër shtete të tjera dhe nëse shteti i Greqisë është pjesë e planeve tuaja për sezonën në vijim për arsye pune, arsye shëndetsore, vizita në monumente të lashta apo vetëm për argëtim me familje ose me shoqëri në bregdetin magjepsës grek dhe gjatë kohës suaj në Greqi ju dëshironi të jeni të lidhur në internet të shpejtë në mënyrë që ta përmirësoni ekperiencën tuaj atëherë merrni pakon eSIM Greqi e cila ofron valë të shpejta të internetit kudo brenda Greqisë duke përfshirë edhe ishujt e saj. Destiancioni i juaj i radhës po ashtu mund të jetë edhe shteti i Shqipërisë i cili ofron bregdete magjepsëse të cilat janë duke pritur shumë turistë gjatë kohëve të fundit. Nëse tashmë keni bërë plane për ta vizituar Shqipërinë dhe gjatë kohës suaj aty ju preferoni të jeni të lidhur në internet të shpejtë atëherë merrni pakon eSIM Shqiperi e cila ofron valë të shpejta të internetit kudo brenda territorit të Shqipërisë.

“Në vitin 2024, numri i vizitorëve vendorë është rritur për 4,2% në raport me vitin 2023, kurse net-qëndrimet vendore janë ulur për (-13,2%). Ndërse, ka rritje të vizitorëve të jashtëm për rreth 18,3%, kurse net-qëndrimet e tyre janë rritur për 10,9% ne raport me vitin paraprak”, njofton ASK.

Po ashtu sipas ASK-së, numrin më të madh të vizitorëve te brendshëm e ka rajoni i Prishtinës me 205 mijë e 405 vizitorë, ndërkaq  numrin më të madh të net-qëndrimeve e ka rajoni i Pejës me 591 mijë e 673 net-qëndrime.

“Sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake (2023), ka një rritje të vizitorëve për 18,3%. Në total ishin 423 282 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra, Turqia etj”, thotë ASK.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, numri i individëve që kanë pasur të paktën 1 udhëtim me net-qëndrim, brenda ose jashtë Kosovës ishte 484 mijë e 949.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë