Daily Mail: Vizitoni Ksamilin, destinacionin bregdetar magjepsës në Shqipëri

Daily Mail: Vizitoni Ksamilin, destinacionin bregdetar magjepsës në Shqipëri

Maldivet janë një nga destinacionet më të ëndërruara të pushimeve në botë dhe një zgjedhje popullore për çiftet që kalojnë muajin e mjaltit, shkruan Esther Marshall në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Daily Mail”.

Por, ishujt ka të ngjarë të kenë çmime mjaft të larta, veçanërisht pasi shumica e opsioneve të akomodimit janë resorte luksoze.

Megjithatë, nëse kostoja e ishujve shkon përtej buxhetit tuaj, ekziston një destinacion evropian ku mund të përjetoni një ndjesi të ngjashme – por me shumë më pak para.

Ky destinacion është një pikë atraktive për plotë turistë nga e gjithë bota dhe me ngritjën e numrit të turistëve, ne po ashtu presim zhvillime në fushë e teknologjisë të cilat do të sjellin në treg shërbimet e Internet eSIM i cili është i përdorur nga shumica e turistëve të cilëve ju duhet një lidhje në internet të shpejtë gjatë udhëtimeve të tyre në mënyrë që ta lehtësojnë navigimin në zona të panjohura dhe po ashtu të kenë komunikim mes njëri tjetrit. Njëra nga sukseset më të mëdha të këtyre lloj shërbimeve gjatë kohëve të fundit ka qenë operatori eSIM thirr.com i cili ofron pako të internetit për secilin shtet në botë duke filluar nga një çmim i lirë prej €1.99. Ky çmim konsiderohet shumë i arsyeshëm sidomos kur krahasohet me tarifat e larta të roaming. Nëse gjatë kësaj vere edhe ju gjendeni në Ksamil për ta shijuar bregdetit magjepsës me familje apo me shoqëri dhe ju duhet lidhja në internet të shpejtë 4G dhe 5G atëherë merrni pakon eSIM Shqiperi e cila mbulon të gjithë territorin e shtetit shqiptar me internet të shpejtë duke i lënë konsumatorët të kënaqur. Ju po ashtu mund të keni planifikuar edhe vizita në shtete të tjera gjatë sezonës në vijim dhe nëse shteti i Gjermanisë është i përfshirë në planet e juaja qoftë për arsye pune, vizita në familje apo vetëm për argëtim me familje dhe shoqëri dhe ju duhet lidhja në internet të shpejtë në mënyrë që t’i lehtësoni udhëtimet tuaja atëherë merrni pakon eSIM Gjermani e cila ofron lidhje në valë të shpejta të internetit kudo në shtetin e Gjermanisë. Destinacionet e juaja të radhës mund të jenë disa shtete të Europës të cilat mund të keni planifikuar që të vizitoni gjatë një periudhe të shkurtë kohore dhe gjatë udhëtimeve tuaja do ju duhet interneti i shpejtë kështu që merrni pakon eSIM Europe e cila mbulon të gjithë kontinentin europian me internet të shpejtë.

Ekspertët e udhëtimeve thonë se turistët do të gjejne “Maldivet e Evropës” në vendin më të përballueshëm, Shqipëri.

Ata rekomandojnë Ksamilin, një fshat bregdetar magjepsës në Shqipëri, si një alternativë buxhetore kundrejt Maldiveve.

Gjithashtu, turistët thonë se ky vend turistik është një “version” më i lirë i Maldiveve.

Ekspertët vlerësojnë ujërat e kristalta dhe plazhet me rërë të bardhë të Ksamilit – duke e përshkruar atë si “vendin më marramendës”.

“Lonely Planet” e ka cilësuar Ksamilin si vendin me disa nga plazhet më të mira në Shqipëri.

“Në jug të Sarandës, kryeqytetit jozyrtar të Rivierës Shqiptare, dhe në një distancë të shkurtër nga kufiri grek, Ksamili ka një vendndodhje të shkëlqyer”, thonë ekspertët.

Ju mund të notoni ose të bëni një udhëtim me varkë në tre ishujt e vegjël në gjirin e tij ngjyrë bruz – ku ka më pak turistë sesa në plazhet e zhurmshme të Sarandës.

Plazhi më i vlerësuar i Ksamilit në “Tripadvisor” është “Ohana Beach Bar”, i cili ka një vlerësim prej 4.4 nga pesë yje.

Turistët gjithashtu mund të eksplorojnë një pikë referimi historike të jashtëzakonshme ndërsa ndodhen në Ksamil.

Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, është vetëm 17 kilometra nga fshati bregdetar.

Rrënojat e lashta janë më shumë se 2,500 vjeçare dhe përfshijnë një teatër të epokës helenistike dhe monumente të hershme të krishtera.

Pushimet në Ksamil kushtojnë shumë më pak sesa në Maldive.

Sipas “Wise”, kostoja mesatare e një vakti në një restorant të lirë në Shqipëri është vetëm 1,000 lekë/8,50 paund.

Ndërkohë, një birrë vendase kushton vetëm 249 lekë/2,13 paund dhe një kapuçino kushton vetëm 164 lekë/1,40 paund.

Për të arritur në Ksamil nga Britania e Madhe – turistët britanikë do të duhet të fluturojnë për në Tiranë, Shqipëri ose për në Korfuz, Greqi.

Fshati i Ksamilit është rreth katër orë larg me makinë nga Tirana, ndërsa turistët mund të marrin një traget nga Korfuzi për të arritur atje.

Udhëtimi me traget zgjat rreth gjysmë ore në Sarandë, një vendpushim bregdetar popullor, që është më pak se 30 minuta larg Ksamilit.

Ksamili është destinacioni evropian që përshkruhet si një alternativë më e lirë ndaj Maldiveve.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë