Bayerni gjen pasuesin ideal të Harry Kane

Victor Osimhen, sulmuesi 27-vjeçar i Galatasaray, po konsiderohet si një opsion për FC Bayern Munich në rast se Harry Kane vendos të largohet nga klubi gjerman verën e ardhshme.
Bayern po e mbikëqyr situatën e sulmuesit anglez Kane, i cili është në vitet e fundit të kontratës së tij dhe ka tërhequr interes nga klube të ndryshme evropiane dhe nga Liga Profesionale Saudite.
Trajneri Vincent Kompany raportohet të jetë admirues i talentit të Osimhen dhe e sheh atë si një zëvendësues potencial të përshtatshëm në rast largimi të Kane.
Aktualisht, zyrtarisht Bayern nuk ka bërë ofertë dhe prioritet mbetet rinovimi i kontratës me Kane, por klubi po përgatitet për çdo skenar të mundshëm për sulmuesit lider të ekipit.
Nëse situata e kontratës me Kane ndryshon, interesimi për Osimhen mund të bëhet më konkret, duke e vënë sulmuesin nigerian në radarin e një prej klubeve më të mëdhenj të Europës
Osimhen ka kontratë me Galatasaray deri në vitin 2029 dhe klubi turk kërkon një shumë të konsiderueshme, rreth 150 milion euro, për ta lënë të lirë yllin e tij.
