Vuçiq dhe Maduro kishin marrëdhënie të ngushta

Vuçiq dhe Maduro kishin marrëdhënie të ngushta

Presidenti autoritar i Venezuelës, Nicolás Maduro, i cili sot është arrestuar nga Shtetet e Bashkuara, kishte ndërtuar marrëdhënie të forta dhe miqësore me Serbinë dhe me presidentin e saj, Aleksandar Vuçiq.

Marrëdhëniet mes dy vendeve ishin konfirmuar edhe disa muaj më parë, gjatë një bisede telefonike mes dy liderëve, të cilët vlerësuan bashkëpunimin dypalësh si të shkëlqyer.

“Pata një bisedë të mirë dhe kuptimplotë” me presidentin Nicolás Maduro, kishte shkruar presidenti serb Aleksandar Vuçiç në faqen e tij në Instagram, duke e quajtur presidentin venezuelian “një mik të madh të Serbisë”, transmeton rtklive.

“Diskutuam nevojën për të ruajtur multilateralizmin dhe për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe mes vendeve tona”, kishte shkruar Vuçiç.

Shtetet e Bashkuara të shtunën kanë kryer sulme ajrore në Venezuelë, duke rezultuar më pas në arrestimin e presidentit të saj, Nicolas Maduro.

Shumë shtete kanë reaguar pas sulmeve e kapjes së Maduros.

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, është arrestuar dhe nxjerrë nga Venezuela në një aksion në shkallë të gjerë të kryer nga forcat amerikane në kryeqytetin Karakas, siç ka bërë të ditur presidenti amerikan, Donald Trump. Bashkë me Maduron është kapur edhe gruaja e tij.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë