Fuqia e reflektimit, psikologu tregon si na ndihmon viti i ri të rrisim vetëdijen dhe motivimin

Fuqia e reflektimit, psikologu tregon si na ndihmon viti i ri të rrisim vetëdijen dhe motivimin

Fundi i vitit shpesh shërben si një moment ndalese për të reflektuar mbi rrugëtimin personal, sukseset dhe sfidat e përjetuara. Psikologu Kristian Halilaj thekson se reflektimi i ndërgjegjshëm nuk duhet të fokusohet vetëm te gabimet apo vështirësitë, por mbi të gjitha te arritjet dhe sukseset, të cilat forcojnë vetëvlerësimin dhe rrisin motivimin për vitin e ri. Sipas tij, një qasje e tillë ndihmon në uljen e stresit, rritjen e vetëdijes dhe përgatitjen emocionale për sfidat që sjell e ardhmja.

Në intervistën për KosovaPress, ai ndan edhe këshilla tjera.

Psikologu Kristian Halilaj shprehet se reflektimi rrit vetëdijen dhe vetëkontrollin, duke e ndihmuar njeriun të jetë më në kontakt me veten dhe të realizojë më lehtë ëndrrat e tij.

“Reflektimi rrit në esencë vetëdijen dhe sa më i vetëdijshëm është njeriu është më në kontakt me vetën dhe më me vetëkontroll dhe si arsyeje e vetëkontrollit arrin me menaxhu dhe me i jetësu ëndrrat e tij më shumë…”, thotë ai.

Ai shpjegon se njerëzit shpesh e gjykojnë dhe e kritikojnë veten për gabimet dhe mungesën e arritjeve, gjë që krijon presion të brendshëm.                                           

“Kur vjen fundi i vitit vjen një zile e vetëdijes dhe kjo na rikujton dhe një herë që ne duhet t’i rikonsiderojmë disa gjëra që ndoshta nuk kanë qenë shumë të mira…”, thekson ai.

Sipas tij, përqendrimi i tepruar në përjetimet negative shkakton dhimbje emocionale, mërzi dhe vuajtje, duke çuar në humbje të motivimit dhe entuziazmit.

Artikulli i plotë në sistemin me parapagim…

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë