Një grua raporton se është dhunuar në një motel në Fushë Kosovë

Një grua ka kërkuar ndihmë mjekësore, duke raportuar se është viktimë e dhunimit.
Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë.
Sipas deklarimit të viktimës, asaj fillimisht i është dhënë alkool dhe substanca narkotike, e më pas është dhunuar në një motel nga dy persona, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Tutje, viktima ka deklaruar se pas ngjarjes është futur me forcë në një veturë dhe më pas është lënë në rrugë, transmeton KosovaPress.
Me vendim të prokurorit kompetent, viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga organet hetuese.
