Ngrihet aktakuzë për krime lufte ndaj një ish-gardiani të Burgut të Prishtinës

Ngrihet aktakuzë për krime lufte ndaj një ish-gardiani të Burgut të Prishtinës

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj B.T. për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Sipas aktakuzës, B.T., në cilësinë e gardianit të Burgut të Prishtinës dhe paraleles në Lipjan, në bashkëkryerje me gardianë të tjerë, gjatë periudhës 1998-1999, duke vepruar me dashje, ka shkelur rregullat e të drejtës ndërkombëtare gjatë konfliktit të armatosur përkatësisht, kohës së luftës në Kosovë.

Në njoftim thuhet se ekziston dyshimi i bazuar mirë se, në mënyrë sistematike, ata i kishin maltretuar të burgosurit shqiptarë, duke i torturuar në mënyrë  ç ‘njerëzore me mjete të ndryshme, si shkopinj gome, shufra metalike, shqelma dhe grushte deri në alivanosje, duke u shkaktuar lëndime trupore dhe dhunë psikike.

“I pandehuri, në bashkëkryerje, i kishte lënë të burgosurit pa ushqim për ditë të tëra, i kishte kanosur seriozisht për jetën dhe, si pasojë e rrahjeve të vazhdueshme dhe trajtimit ç’njerëzor, ata kanë pësuar gjendje ankthi dhe frike të vazhdueshme”, thuhet në komunikatë. Më tej thuhet se këto veprime sanksionohen sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës, Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë