Gati 12% e votave të numëruara, këta janë 10 kandidatët më të votuar në PDK

Gati 12% e votave të numëruara, këta janë 10 kandidatët më të votuar në PDK

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) po vazhdon me numërimin e votave për kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Nga 2 mijë e 557 kuti, KQZ ka numëruar 295 sosh ose 11,54 për qind deri në orën 18:50, raporton KosovaPress.

Ndërsa, numërimi i votave të kandidatëve për deputetë sipas rezultateve preliminare për dhjetë kandidatët më të votuar të PDK-së janë këto: Bedri Hamza me 16,877 vota, Arian Tahiri me 7,932 vota, Përparim Gruda me 7,435 vota, Uran Ismaili me 5,921 vota, Sala Jashari me me 5,289 vota, Vlora Çitaku me 4,708 vota, Arben Mustafa me 4,304 vota, Enver Hoxhaj me 3,888 vota, Eman Rrahmani me 3,116 vota dhe Rrahman Rama me 2,968 vota.

Pas procesimit të rezulateve preliminare në platformën e KQZ-së, PDK ka fituar 21 për qind.

Në bazë të këtyre rezultateve, PDK  do të ketë  23 mandate (pa votat e diasporës dhe ato me kusht).

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë janë zhvilluar më 28 dhjetor.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë