KQZ shpall rezultatet preliminare, këto janë përqindjet për secilën parti

Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet preliminare të zgjedhjeve të sotme.
Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka njoftuar për përqindjet e secilës parti veç e veç.
https://youtu.be/Uol1vYc2Feg“Lëvizja Vetëvendosje 49.79 për qind apo 421 mijë e 129 vota. Partia Demokratike e Kosovës 21.18 për qind apo 179 mijë e 158 vota. Lidhja Demokratike e Kosovës 13.77 për qind apo 116 mijë e 502 vota. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 5.74 për qind apo 48 mijë e 551 vota. Lista Serbe ka 3.87 për qind apo 32 mijë e 719 vota. Nisma Socialdemokrate ka 1.72 për qind apo 14 mijë e 513 vota”, deklaroi Radoniqi.
Këto rezultate përfshijnë numërimin e 95. 93 për qind të vendvotime të numëruara dhe nuk përfshihen votat me postë dhe as votat që janë dhënë në përfaqësi diplomatike.
Radoniqi tha se shpallja e rezultateve përfundimtare do të bëhet pas numërimit të votave nga diaspora, të personave me nevoja veçanta dhe votat me kusht.
