Qytetari nga Prishtina: Pres mirë, se boll keq ke deri tash

Një qytetar nga Prishtina, Xhafer Brajshori ka shprehur pritshmëritë e tij për procesin zgjedhor të zgjedhjeve parlamentare.
75-vjeçari ka ushtruar të drejtën e tij të votës në Fakultetin e Filologjisë.
Ai tha per KosovaPress se nga këto zgjedhje pret përmirësim të jetesës.
“Priti mirë, se boll keq ke deri tash. Blloko njoni shoqin, nuk është në rregull, unë kam menduar që shqiptarët kur të bëhemi do të përmirësojmë punët. Po më duket sa më keq. Kur ka qenë zor, kush po na bën tash. Mirë është me u shliruar dhe të punohet”, u shpreh ai.
Në Fakultetin e Filologjisë të drejtë vote kanë 6791 qytetarë.
Ndërkaq, në gjithë Prishtinën të drejtë vote kanë mbi 219 mijë qytetarë.
Prishtina ka 54 qendra të votimit dhe 262 vendvotime.
Sipas të dhënave nga Lista Votuese, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, në Republikën e Kosovës është 1,999,204 votues, ndërkaq numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës është 77,086 votues.
