Perez zgjedh emrin për të rindërtuar mbrojtjen e Real Madridit

Real Madridi po planifikon që tani merkaton e verës dhe një nga prioritetet kryesore është përforcimi i mbrojtjes. Në zyrat e Valdebebas po analizohen disa profile për të shmangur vendime të nxituara më vonë, me synimin për të përmirësuar menjëherë repartin defensiv dhe për të siguruar të ardhmen. Klubi ka vlerësuar disa emra të mëdhenj si Dayot Upamecano dhe Ibrahima Konaté, por për shkak të formës së paqëndrueshme dhe vështirësive financiare, këto opsione janë lënë mënjanë.
Sipas burimeve pranë klubit, “prioriteti është një qendërmbrojtës i besueshëm, me cilësi teknike dhe potencial për rritje”, dhe ky profil përputhet më së miri me Nico Schlotterbeck. Mbrojtësi gjerman ka vendosur të largohet nga Borussia Dortmund, pasi kërkon një skuadër që lufton rregullisht për tituj të mëdhenj. Me kontratë deri në vitin 2027 dhe pa plane rinovimi, situata e tij shihet si e favorshme për Real Madridin, i cili beson se një marrëveshje rreth 40 milionë euro është e realizueshme.
Te Real Madridi, Schlotterbeck vlerësohet si “një përforcim i menjëhershëm dhe një investim për të ardhmen”. Florentino Pérez e sheh ambicien e lojtarit dhe aftësinë e tij për të ndërtuar lojën nga mbrojtja si elemente kyçe. Edhe pse bisedimet nuk kanë nisur zyrtarisht, interesi është i qartë dhe negociatat mund të përshpejtohen pas përfundimit të sezonit, duke e bërë gjermanin objektivin kryesor për verën e ardhshme.
