Tentoi të hynte në Shqipëri me lëndë narkotike, arrestohet 48-vjeçari

Tentoi të hynte në Shqipëri me lëndë narkotike, arrestohet 48-vjeçari

Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, bazuar në analizën e riskut, kanë kaluar për kontroll në vijë të dytë në hyrje të Shqipërisë automjetet me drejtues shtetasit E. N. dhe I. Gj., raporton KosovaPress.

Gjatë kontrollit në automjetin e shtetasit E. N. dhe kontrollit fizik ndaj tij, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë të dyshuar narkotike kokainë, dy telefona mobilë dhe 3700 euro.

Ndërsa gjatë kontrollit në furgonin e shtetasit I. Gj., policia gjeti dhe sekuestroi 10 kuti me fishekë gjuetie, të cilat nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve Gjirokastër arrestuan shtetasin E. N., 48-vjeç, banues në Berat për veprën penale prodhimi dhe shitja e narkotikëve, ndërsa procedoi penalisht shtetasin I. Gj., 49-vjeç, banues në Patos, për veprën penale prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive.

Materialet procedurale iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë