Pas një dekade hetohet një rast i dyshuar dhunimi në Vushtrri – policia jep detaje

Pas një dekade hetohet një rast i dyshuar dhunimi në Vushtrri – policia jep detaje

Një rast i dyshuar dhunimi, që thuhet se ka ndodhur para rreth dhjetë vjetësh në qytetin e Vushtrrisë, është riaktualizuar dhe ka hyrë në hetime nga organet e drejtësisë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, më 6 nëntor 2025, një dëshmitare femër kosovare gjatë intervistës së saj në prokurori lidhur me një rast penal, ka deklaruar se në vitin 2015 një mashkull kosovar dyshohet se është abuzuar seksualisht nga një person tjetër, po ashtu mashkull kosovar, raporton KosovaPress.

“Vushtrri  Viti  2015. Me 06.11.2025 dëshmitarja femër kosovare, gjatë intervistës në prokurori lidhur me një rast penal, ka deklaruar dhe dyshon se në vitin 2015  viktima mashkull kosovar është abuzuar seksualisht nga i dyshuari mashkull Kosovar”, thuhet në raport.

Në raport thuhet se prokurori kompetent është njoftuar për rastin, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar të gjitha rrethanat.

Për momentin, policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me identitetin e të përfshirëve, duke u arsyetuar me faktin se rasti është nën hetime dhe ndërlidhet me vepra penale të ndjeshme.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë