Vrasja e dyfishtë në Malishevë, drejtori i Emergjencës flet për gjendjen e të dyshuarit për vrasje

Vrasja e dyfishtë në Malishevë, drejtori i Emergjencës flet për gjendjen e të dyshuarit për vrasje

Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla deklaroi se Astrit Isufi është i plagosur me armë dhe gjendja e tij është stabile.

Ai tha se në Emergjencë të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë në Malishevë janë duke iu bërë ekzaminimet dhe me pas trajtimin mjekësor do ta vazhdojë në Klinikën Abdominale.

“Gjendja është stabile, është i plagosur me armë statuare janë duke i kryer ende ekzaminimet pas trajtimit tretmani vazhdon në Kirurgji Abdominale”, tha ai.

I dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve Driton dhe Naim Morina para shtëpisë së tyre në Gollubovc të Malishevës është arrestuar sot pas orës 06:00.

Për plagët e marra ai fillimisht mori trajtim mjekësor në QKMF në Malishevë dhe më pas është sjell për trajtim mjekësor në QKUK.

Dje në fshatin Gullbovc të Malishevës  dy vëllezër u vranë nga dhëndri i tyre para shtëpisë së tyre. I dyshuari pasi shtiu për  vrasje në drejtim të dy vëllezërve  iku nga vendi i ngjarjes.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë